Ich will lernen

Portali mësimor DVV

«ich-will-lernen.de» është portali mësimor i hapur më i madh në Gjermani. Ai ofron më shumë se 31.000 ushtrime për të mësuar shkrim dhe këndim, si dhe arsim fillor, për përgatitjen e provimeve përfundimtare të shkollës, si dhe për arsimin fillestar të ekonomisë.
Ich will lernen
Ich will lernen: Leben und Geld
Ich will lernen: Mathematik
Ich will lernen: Englisch
Ich will lernen: Deutsch
Ich will lernen: Rechnen
Në portalin mësimor DVV, në mënyrë të pavarur, ju mund të
  • mësoni dhe ushtroni shkrim, lexim dhe aritmetike
  • përgatiteni për provimet përfundimtare të shkollës (në lëndët gjermanisht, matematikë, anglisht)
  • zgjeroni njohuritë tuaja mbi mënyrën e menaxhimi të parave në jetën e përditshme

Rubrika e zbavitje së «ich-will-lernen.de» ofron lojëra mësimore, tekste leximi, lajme aktuale dhe shumë gjëra të tjera.

Avantazhe të portalit mësimor

Në mënyrë plotësisht anonime dhe, natyrisht, falas, mund të regjistroheni në portalin mësimor si nxënëse dhe nxënës. Mund të mësoni në mënyrë të pavarur në shtëpi ose, të shoqëruar nga portali, mund të shfrytëzoni një kurs – për shembull në një shkollë për të rritur.
Vendet, kohët dhe shpejtësitë e të mësuarit mund t’i projektoni sipas dëshirave tuaja.
Një provim vlerësimi online siguron se po mësohet në nivelin e duhur që në fillim.
Mësues online ju mbështesin në rrugën tuaj individuale për të mësuar lexim, shkrim dhe aritmetikë, si dhe për provimet përfundimtare të shkollës.

Këtu shkoni në portalin mësimor