Ich will Deutsch lernen

Portali mësimor onlie për të mësuar gjermanisht

«ich-will-deutsch-lernen.de» (www.iwdl.de) është një portal mësimor online falas. Ai ju ofron ushtrime të niveleve A1 deri B1, si dhe një ofertë të gjerë për të mësuar shkrim dhe këndim të një shkrimi të dytë.
Në rubrikën «Gjuha dhe profesioni» gjeni 30 skenarë me materiale të pasura ushtrimesh për komunikim që lidhet me profesionin deri në nivelin B1+.

Këtë ofron portali mësimor

Me «ich-will-deutsch-lernen.de» mund të ushtroni dhe mësoni gjermanisht në çdo kohë dhe krejtësisht në mënyrë individuale. Ju vendosni vetë ushtrimet që do të përpunoni, kohën dhe shpejtësinë e përpunimit të tyre. Për këtë, do të merrni mbështetje individuale nga një mësues.

Plani i lojës dhe rrugët e të mësuarit

Ushtrimet e «ich-will-deutsch-lernen.de» janë renditur në një plan mësimor të skicuar si në një lojë me kuti të shënuar. Vendosni vetë se ku do të nisni, dhe nëse do ta ndiqni rrugën «ideale» të të mësuarit që sugjerohet në planin e lojës ose nëse kërkoni krejtësisht lirisht njësi mësimore. Mund t’i përsërisni ushtrimet në çdo kohë ose ta ndërroni nivelin e të mësuarit. Dhe në rubrikën «Portofoli i të mësuarit» mund të shini progresin e të mësuarit.
Deutsch lernen online und kostenlos - Spielplan

Schnitzel und Dolmades – Programi me seri në ueb për portalin mësimor

Histori nga jeta e familjes greke Tsandidis, nga jeta e pronarit turk të një kioske Emre, na jeta e studentes daneze Inga dhe miqve dhe fqinjëve të tyre ju ofrojnë juve, në situata të ndryshme të jetës së përditshme, materialin gjuhësor të burimit për punën me «ich-will-deutsch-lernen.de». Në 45 episode, portali me seri në ueb ju drejton në leksionet përkatëse dhe ju drejton në portal si një fill i kuq.

Kështu veprohet

  • Regjistrohuni falas me adresën tuaj të emailit në www.iwdl.de – Formulari është në dispozicionin tuaj në 16 gjuhë.
  • Në fund, ju merrni një email me një lidhje konfirmimi, të cilën duhet ta klikoni për të përfunduar procesin e regjistrimit dhe pastaj mund të punoni menjëherë me portalin mësimor: në çdo kohë dhe kudo.
Nëse dëshironi të mësoni në një grup mësimor të udhëheqësit tuaj të kursit, atëherë prej tij/asaj merrni një fjalëkalim. Me këtë fjalëkalim dhe adresën tuajt të emailit kyçuni në faqen kryesore. Tregoni kujdes që të mos klikoni butonin «Regjistrohu».
Dëshironi të hidhni një shik para se të regjistroheni? Për këtë, zgjidhni qasjen «Mik» dhe zbuloni mundësitë e «ich-will-deutsch-lernen.de».

Mjete ndihmëse

Në do vend të portalin mësimor keni në dispozicion filma ndihmës. Ata shpjegojnë fushën përkatëse mësimore dhe llojin e ushtrimit që përpunoni në atë moment. Edhe mësuesi juaj është i hapur t’ju ndihmojë në përdorimin e «ich-will-deutsch-lernen.de».

Këtu shkoni direkt në portalin mësimor